English

Tërmeti lëkund Japoninë, raportohet viktima e parë

Tokio, 11 mars, NOA – Mëngjesi i ditës së sotme, e ka gjetur Japoninë të lëkundur nga një tërmet i cili mësohet se ka shkaktuar edhe viktimën e tij të parë.

Sipas medieve vendase, tërmeti ndodhi në pjesën verilindore të Japonisë, ndërsa dëmet e para të raportuara kanë qenë materiale.

Sipas sizmiologëve japonezë, tërmeti ka qenë i shkallës 8.8 ballë, sipas shkalles Rihter.

Nga ana tjetër, ka edhe disa të lënduar, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytetin Tokio.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash, në Honshu të bregut lindor të Japonisë.

n.e/NOA

KOMENTE