English

Zgjedhjet lokale, Wollfarth: 9 marsi afati i fundit për regjistrimin e të dhënave

Tiranë, 11 mars 2011, NOA – Në vijim të përkushtimit të tij për mbarëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 8 majit, Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Wollfarth tha sot se disa Zyra të Gjendjes Civile në të gjithë Shqipërinë vazhdojnë të përpunojnë kërkesa të reja për ndryshime të dhënash në listat paraprake të zgjedhësve.

Në këtë kontekst Wollfarth i bëri thirrje që në respektim të Kodit Zgjedhor, afati i fundit për zgjedhësit për të paraqitur kërkesa për ndryshime të të dhënave personale është 60 ditë përpara Ditës së Zgjedhjeve.

Ambasadori Wollfarth përcaktoi se duke iu referuar zgjedhjeve të pritshme, afati i fundit për kërkesat është 9 marsi.

“Duke qenë se kjo datë ka kaluar tashmë, do të doja t’u bëja thirrje të gjitha institucioneve në nivel qendror dhe vendor, të përfshira në hartimin e listave të zgjedhësve, t’i përmbahen plotësisht Kodit Zgjedhor dhe kësaj dispozite ligjore të rëndësishme”, apeloi ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth.

mit/NOA

KOMENTE