English

Zyrtare: Një shqiptar në vrasjen e dy policëve grekë

Athinë, 11 Mars 2011 NOA – Një ndër personat që janë zyrtarisht nën akuzën për vrasjen e dy punonjësve të policisë greke është shqiptar, konfirmoi sot policia në Athinë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Policia greke deklaroi se janë katër, personat e dyshuar për masakrën, ku tre prej tyre janë nga shtete e ish Bahskimit Sovjekti, dhe i katërti një 35-vjeçar shqiptar. Ky i fundit, është një i arratisur nga burgjet greke, i arrestuar dhe gjykuar e dënuar për grabitje.

Ata akuzohen se më 1 mars ekzekutuan dy punonjës të policisë greke të skuadrës speciale “DIA”.

e.t/NOA

KOMENTE