English

Agjenti anglez do të ndahet nga gruaja: e vë në listën e terroristëve

Londër, 12 Mars 2011 NOA- Ka zgjedhur rrugën më të shkurtër e më të çuditshme për tu ndarë nga gruaja e tij duke shmangur kështu avokatët dhe gjykatat. Një funksionar emigracioni anglez ka shtuar emrin e gruas së tij me origjinë pakistaneze në listën e zezë ( black list) të terrorizmit.

Kur gruaja kthehet në shtëpi pas një pushimi të shkurtër, në bordin e fluturimit u cilësua si "person i rrezikshëm". Emri i saj ishte në listën e personave të dyshuar që kanë lidhje me terrorizmin.

Vetëm tre vjetësh mashtrimi doli në sipërfaqe. Pas kësaj agjenti anglez është pushuar.

a.e/NOA

KOMENTE