English

Ashton shkon në Egjipt për të diskutuar mbi situatën

E shtunë, 12 mars 2011, NOA- Catherine Ashton, kryediplomatja e Bashkimit Europian, gjatë ditës së sotme është vendosur në Kajro për të diskutuar mbi situatën në vend.

Gjatë qëndrimit të saj atje Ashton do të diskutojë me liderët e Ligës Arabe rreth situatës në të cilën është futur vendi.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Brukseli, mësohet se Ashton do të takohet në kryeqytetin egjiptian me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës, Amir Moussa.

Kryediplomatja Ashton do të takohet edhe me kryeministrin e përkohshëm Essam Sharaf dhe Nabil Elaraby, i cili besohet se do të zgjidhet kryeministër pas zgjedhjeve të shtatorit.

Ndërkaq ditën e djeshme gjatë samitit të BE-së, kryediplomatja deklaroi se do ishte e nevojshme të bëhej fillimisht një vlerësim për efektshmërinë që kanë patur sanksionet ekonomike të cilave u është imponuar regjimit i Gedafit, përpara se të vendoset për marrjen e masave të mëtejshme.

Libia është një tjetër vend i cili është përfshirë nga trazirat dhe protestat e përgjakshme si rrjedhojë e politikës së liderit Muamar Gedaf.

a.y/NOA

KOMENTE