English

Centrali bërthamor, gjendje e jashtëzakonshme në Fukushima

Japoni, 12 mars, NOA - Centrali bërthamor i Fukishimës është tronditur nga shpërthimi. Disa njerëz janë plagosur, ndërsa ka njoftime se radioaktiviteti është rritur jashtë centralit.

Kryeministri Naoto Kan, i cili ka vizituar zonën me helikopter, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Fukushima.

Mediat japoneze raportojnë se dhjetëra mijëra njerëz tashmë janë evakuar nga rajoni. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve pas tërmetit të së premtes, i cili besohet të ketë marrë mbi 1300 jetë.

Mbi 5.6 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi një milion të tjera pa ujë.

NOA

KOMENTE