English

Dokumentat e Shtazit, interesi është i madh

Berlin, 12 mars, NOA - Drejtuesja e zyrës së dokumentacionit së Shtazit, Mariane Birthler, bëri paraqiti në Berlin raportin dy-vjetor të veprimtarisë së institucionit. Të hënën ajo do të ndahet nga posti, pas 10 vitesh veprimtarie.

“Hapja e akteve të Shtazit dhe rivlerësimi i njëkohshëm me këtë i një pjese të rëndësishme të historisë së RDGJ është një kontribut i rëndësishëm për "paqen sociale", thotë drejtuesja në largim e Zyrës së Dokumentave të Shtazit, Marianne Birthler. Interesi për ato, që ka lënë pas shërbimi sekret komunist, vazhdon të jetë "pandërprerje i lartë", thotë me gëzim ish-aktivistja për të drejtat e njeriut në RDGJ.

Ajo tërheq vëmendjen për rreth 190 mijë lutjet për të lexuar dosjet në vitet 2009 dhe 2010. "Çdo vendim, për të paraqitur një kërkesë për leximin e dosjeve është në thelb një vendim kundër harresës."

20 vjet pas rënies së diktaturës komuniste, interesi është i madh

Me ndihmën e dosjeve të hapura është mbështetur "konfrontimi intelektual" me diktaturën e RDGJ, bilancon Birthler në fund të periudhës së saj 10 vjeçare në post: "Aparati i shtypjes, mekanizmat e tij, mënyra e tij e veprimit u bënë transparente. Një numër shumë i madh viktimash patën mundësi të rikonstruktojnë jetën e tyre dhe të marrin të drejtën e tyre. Fatet e viktimave të arrestuara dhe viktimave të tjera u bënë publike. Dorasit u delegjitimuan dhe përpjekjet e tyre për t'u liruar nga fajet dhe legjendat në shumë raste janë kundërshtuar".

Nuk duhet harruar

Në mënyrë kritike u shpreh Mariane Birthler për aktivitetet shpesh publike, që vazhdojnë të vërehen, të personave me funksione të larta në Shtazi dhe mbështetësve të tjerë të regjimit të RDGJ, si gjeneralëve të Ushtrisë Popullore Kombëtare, të cilët ftojnë për takime veteranësh: "Për shumë doras të dikurshëm, konfrontimi kritik me të kaluarën e RDGJ është i padurueshëm, kështu e interpretoj unë këtë. Ndoshta ata kanë frikë se në luftën për interpretimin e RDGJ do të humbasin gradualisht terrenin. Por ata vazhdojnë të gjejnë një publik, që i dëgjon, për fat të keq edhe në hapësirën politike dhe kjo nuk duhet të na lërë indiferentë".

Vërtet që Birthleri iu shmang përmendjes së ndonjë partie me emër. Por është e qartë se me këto fjalë ajo ka parasysh partinë E Majta, e cila doli nga partia shtet e RDGJ, SED, deputetët e së cilës janë në Bundestag dhe në shumë parlamente landesh perëndimore.

E shqetësuar është Marianne Birthler edhe për të ardhmen e shumë iniciativave rajonale, të cilat merren me rivlerësimin e së kaluarës së RDGJ, por ekzistenca e të cilave varet në fije të perit. Këtu ajo përmendi Shoqërinë Robert Havermann, e dalë nga lëvizja qytetare "Forumi i ri" dhe e themeluar më 1990, e cila si pikë-rëndesë merret me opozitën dhe rezistencën në RDGJ. "Unë shoh një disproporcion midis kujtimit të mbështetur nga shteti dhe atyre, që duke u nisur nga lëvizja qytetare punojnë në mënyrë të pavarur dhe që mezi mbijetojnë. Me një situatë të tillë nuk duhet të pajtohemi shpejt", tha Birthler.

Deutsche Welle

KOMENTE