English

Gaddafi thirrje për amnisti: Po u dorëzuat ju kam falur, edhe Perëndia

Rabat, 12 mars, NOA – Lideri libian, Muamar Gaddafi ka ofruar amnisti për të gjithë kryengritësit, të cilët bien dakord për t'i dhënë fund rebelimit dhe të dorëzojnë armët e tyre.

Lajmi është konfirmuar nga televizioni libian “Al-Shahabiya”, i transmetuar edhe me tituj e strisha të mëdha gjatë gjithë ditës: “Kushdo që dorëzon armët, nuk do të dënohet dhe që Perëndia do t'i falë për aktet e mëparshme”.

Ndërkohë, Këshilli i Evropës ka njohur dje institucionin e krijuar së fundmi në Libi, Këshillin Kombëtar të Tranzicionit në Bengazi.

n.e/NOA

KOMENTE