Tripoli, 12 mars, NOA – Forcat ushtarake të kryesuara nga lideri libian, kolonel Gaddafi, kanë nisur që t’u rrëmbejnë disa zona kundërshtarëve rebelë.
Kështu, bëhet me dije se ato kanë arritur që të rimarrin kontrollin e disa zonave afër portit të Ras Lanouf.
Para disa ditësh, Gaddafi, ndërkaq, arriti që të rikuperonte disa zona të tjera të rrëmbyera nga rebelët. Duke vënë kështu pushtetin në territorin e tyre.
Nga ana tjetër, në arenën ndërkombëtare është duke u shtuar gjithmonë e më tepër nota kundërshtuese ndaj regjimit të tij.
n.e/NOA