English

Kapet i kërkuari nga Lazarati, qe dënuar me 3.6 vjet burg për kultivim droge

Gjirokastër, 12 mars, NOA – Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë kapur një person nga Lazarati, të dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari është Drini Difto, 31 vjeç, lindur në Lazarat dhe banues në Ksamil të Sarandës.

Ndalimi i tij u bë për arsye se në tokën në pronësi të tij në fshatin Lazarat, vitet e kaluara kishte kultivuar bimë narkotike dhe ishte identifikuar për këtë akt, nga forcat e policisë.

Mësohet se kapja e këtij personi u bë në afërsi të fshatit Jorgucat të Gjirokastrës nga ana e forcave të Policisë Kufitare në bashkëpunim me ata të Gjirokastrës.

Materialet shtesë iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE