Korçë, 12 mars 2011, NOA – U përpoq të zgjidhte me grushta konfliktin me një person tjetër, por ndalohet nga policia e Korçës. Një ngjarje e tillë ka bërë që policia e Korçës të ndalojë dhe të procedojë në gjendje të lirë 37-vjeçarin Ilirjan Qato, banues në lagjen nr. 16 në Korçë.
Sipas bluve të Korçës Qato goditi për motive të dobëta 25-vjeçarin me iniciale M.M. edhe ky qytetar korçar, duke i dëmtuar me thyerje hundën.
Por, efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë kapur në flagrancë autorin.
Ilirjan Qato është nën akuzë për konsumimin e veprës penale të dëmtimit me dashje.
mit/NOA