Prishtinë, 12 mars 2011, NOA- Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj i ka shprehur homologut të tij Japonez mbështetje për katastrofën në të cilën është përfshirë vendi si pasojë e tsunamit.
Nëpërmjet një letre Hoxhaj i shkruan homologut të tij, Takeaki Matsumoto se, “Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë Japoninë në çdo mënyrë. Prandaj, ne ju ofrojmë dërgimin e Trupave të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Japoni. Trupat e FSK-së janë shumë mirë të stërvitura në menaxhimin e katastrofave natyrore dhe janë të gatshëm që krah për krah me forcat tuaja të ndihmojnë popullin e Japonisë”.
Ky vendim sipas ministrit të Jashtëm të Kosovës është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë ku dhe është diskutuar mbi ngjarjet dramatike që tronditën Japoninë.
a.y/NOA