E shtunë, 12 mars 2011, NOA- Pas shpërthimit të ndodhur në uzinën bërthamore ditën e sotme, Kryeministri japonez Naoto Kan u bëri thirrje njerëzve të zhvendosen të paktën 20 kilometra larg uzinës.
Gjatë fjalës së tij ai tha se, “Ne do të bëjmë gjithë çka që është e mundur për të shpëtuar të mbijetuarit dhe njerëzit e izoluar, veçanërisht sot sepse çdo minutë është e rëndësishme”.
Tërmeti i pallogaritshëm në dëme njerëzore dhe në pasoja materiale, u shënua 8,9 ballë i shkallës Rihter, dhe si pasojë e tij u shkaktua një tsunam që trondit dhe shkatërroi një pjesë të madhe të Japonisë.
Sipas Kryeministrit Kan kjo është një nga situatat dhe katastrofat më të mëdha që po përballet vendi.
Sipas mediave botërore në Fukushima, mund të shihen shtëllunga tymi që dalin nga ndërtesa e reaktorit bërthamor.
Ndërkaq nga ana e mediave Japoneze bëhet e ditur se janë më shumë se 1300 të vdekur dhe të humbur, madje flitet për një numër në rritje të tyre.
a.y/NOA