English

Mbi pesë mijë të kthyer në Kosovë nga vendet e BE

Prishtinë, 12 mars, NOA - Viti i kaluar shënon rekord në kthimin e banorëve të Kosovës nga vendet e Evropës Perëndimore. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2010, në bazë të programeve të riatdhesimit, në Kosovë janë kthyer gjithsej 5 198 persona.

Sefedin Kuçi, shef i Divizionit për kufi në MPB të Kosovës, ka thënë se nga ky numër i përgjithshëm i të kthyerve, 2.103 prej tyre janë kthyer në mënyrë vullnetare, ndërsa 3.095 janë kthyer pa vullnetin e tyre nga autoritetet e vendeve të BE.

Sipas statistikave zyrtare, bëhet e ditur se pesë shtetet që kanë kthyer në së shumti qytetarë janë: Gjermania me 935 qytetarë, Austria me 888, Suedia me 793, Zvicra me 736, ndërsa në këtë grup hyn edhe Franca prej nga janë kthyer 377 qytetarë të Kosovës.

NOA

KOMENTE