English

Mel Gibson lirohet me kusht, i nënshtrohet programit këshillues

E shtunë, 12 mars 2011, NOA- Aktori i shumëpërfolur kohët e fundit për problemet e tij me drejtësinë, Mel Gibson, është liruar me kusht.

Aktorit iu ul dënimi, por tashmë duhet të ndjekë një një program këshillues, pas akuzave mbi keqtrajtim familjar, në mënyrë që të mos shfaqë më veprime të tilla.

Ish-bashkëshortja e tij Oksana Grigorieva, e akuzoi Gibson për dhunë familjare në janar të vitit 2010.

Gibson ishte urdhëruar që të qëndrojë në paraburgim, por pas apelit në gjykatë atij i është lejuar të jetë i lirë me kusht.

Dënimi për Gibson përfshin 3 vjet heqje lirie në rast përsëritje, 16 orë shërbime komunitare dhe një vit konsultim të vazhdueshëm me një psikologe.

Ndërkaq ai pritet të kthehet në gjykatë më 9 qershor për t’u përgjigjur akuzave tjera në lidhje me keqtrajtimin që akuzohet se i bëri bashkëshortes së tij Grigorieva.

a.y/NOA

KOMENTE