Tiranë, 12 mars 2011, NOA- Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikes reagoi lidhur me protestën e minatorëve të mbajtur paraditen e sotme.
METE shprehu keqardhje për protestën duke thënë se ajo ishte instrumentalizuar politikisht dhe se fjalimi i kreut të minatorëve Fiqiri Xibri, ishte i denjë për një tubim politik elektoral.
Në deklaratë thuhet se, “Fatkeqësisht përveç parullave dhe akuzave politike të huazuara nga selia roze, në protestë nuk u artikuluan kërkesa konkrete për METE”.
Gjatë protestës kërkesat e minatorëve kishin të bënin me trajtimin e kësaj kategorie dhe kompensimin e pensioneve.
Minatorët kanë deklaruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të bojkotojnë zgjedhjet duke mos shkuar në votime më datën 8 maj.
a.y/NOA