Tiranë, 12 mars, NOA – Një grup minatorësh kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë përpara kryeministrisë. Qindra minatorë janë tubuar fillimisht para Ministrisë së Ekonomisë dhe më pas janë nisur drejt selisë së qeverisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kërkesat e minatorëve kanë të bëjnë me trajtimin e kësaj kategorie dhe kompensimin e pensioneve. “Mjaft gënjyet, në kërkojmë kompensim të pensioneve”, kjo ishte kërkesa e kreut të sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xhibri.
Minatorët kanë deklaruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të bojkotojnë zgjedhjet duke mos shkuar në votime më datën 8 maj.
Drejtuesit e shoqatës kanë bërë përgjegjës për situatën kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrinë e Ekonomisë, institucione që sipas tyre nuk kanë zbatuar ligjet dhe kanë neglizhuar këtë kategori.
a.k/NOA