Beograd, 12 Mars NOA- - Konsiderohet si një njeriu magnet dhe ka ngjallur kuriozitetin e gjihë botës me aftësinë e tij të mahnitshme për të tërhequr metalet.
Miroslav Mandic, 67 vjeç jeton me gruan e tij Smanovci në Beograd, Serbi dhe ka shokuar mjekët që kanë vërtetuar se ai është vërtet në gjendje të tërheqë monedha dhe objekte të tjera metalike me trupin e tij.
Njeriu magnet thotë: "E tëra filloi kur unë isha fëmijë dhe po përpiqesha të paguaja gazetën. Monedhat nuk donin të shkëputeshin nga duart e mia'. Gjatë viteve, tërheqja magnetike e trupit të Miroslav rritej. "Megjithatë ka diçka që më krijon problem, - thotë Mandic - Gruaja ime zemërohet shumë me mua, sepse çdo herë që unë kaloj pranë TV ose radios, ndryshoj kanalin apo stacionin.
a.e/NOA