Prishtinë, 12 mars, NOA – Pasi para pak ditësh, një aksident automobilistik ka shoqëruar ditët e para të punës së presidentit kosovar, Bexhet Pacolli, një i tillë i ka ndodhur edhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Lajmi është bërë me dije nga mediat kosovare, sipas të cilave, makina e tij është përplasur me një zyrtare të EULEX-it.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Prishtinë dhe se për fat të mirë, ashtu si edhe në rastin e Pacollit, ministri ka pësuar asnjë lëndim.
Por edhe njerëzit e tjerë të përfshirë në këtë përplasje, nuk kanë pësuar lëndim.
Bëhet me dije, se për rreth një orë dy makinat e aksidentuara kanë qëndruar në mes të kryqëzimit te semaforët përballë Bankës Qendrore të Kosovës, kohë që u desh që ato të transportoheshin dhe të sqaroheshin rrethanat e ngjarjes.
n.e/NOA