English

Pasqyra e Shtypit, 12 Mars 2011

Tiranë, 12 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi 11 arrestimet e kryera dje pas urdhrave të lëshuara nga organi i akuzës për skandalin e naftës “Vergine”, i denoncuar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Nafta Vergine, 11 të arrestuar”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete urdhrat e fundit të arrestimit të lëshuar nga prokuroria për skandalin e naftës vergine.

“Prifti: Kuliçi lironte botet e bllokuara, njoftova Berishën, por gjithçka vazhdonte si më parë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Debatet dje me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asamblesë së PS”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Denoncimi i Priftit/ Arrestohen 4 bosë të naftës”, i cili flet për vendimin e marrë nga prokuroria për 11 urdhër-arrestet në kuadrin e skandalit të naftës Vergine.

“Banorët e skualifikuar: Pse Ermela duhet të fitojë Big Brother, versioni femër i Jetmirit”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Tërmeti gjunjëzon Japoninë, mbi 1 mijë të vdekur”; “Korçë, qyteti gdhihet me parrulla kundër konsullit grek” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Mafia e naftës, 11 në pranga”, i cili citon arrestimet e bëra pas 11 urdhrave të lëshuara nga prokuroria për skandalin e naftës Vergine, të denoncuar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

“Gërdecari që shkoi te Berisha: I kërkova lekë, takimi u bë pardje” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar takimit të kryeministrit me familjarët e Gërdecit.

Kurse “Almir Rrapo, qeveria di dënimin me vdekje, rrëfimi i të pandehurit” flet për akuzat ndaj zyrtarit.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Arrestime për mega-aferën “Vergine”, i cili tregon sesi u arrestuan 11 persona, për skandalin e denoncuar në prokurori nga ish-ministri Dritan Prifti.

“Mashtrim në emër të ministrit pa viza” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Gati operacioni blic për prishjen e Piramidës”, “Bomba e biznesit: Amnistia zhbllokon 15-20 miliardë euro” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Arvizu: Të hiqet imuniteti i gjyqtarëve”, i cili pasqyron deklaratën e fundit të ambasadorit amerikan në Tiranë mbi ndryshimet në kodin e procedurës penale.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Tsunami tmerron Japoninë, frikë edhe në 20 vende të tjera”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “ISHP: Tirana e ndotur si Pekini dhe Nju Delhi”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 12 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE