Tiranë, 12 mars, NOA – Pasi është nënshkruar pak ditë më parë nga qindra qytetarë të Vlorës, peticioni kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, ka mbërritur sot në Tiranë, si një nismë e grupimit “Aleanca Kuq e Zi”.
Kujtojmë këtu, se në Vlorë, i pari që e ka firmosur këtë peticion, ka qenë vetë nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Ndërkaq, në kryeqytet, është duke vijuar procesi i firmosjes së këtij peticioni prej shumë qytetarëve, duke dalë në mbrojtje të kundërshtisë së realizimit të një regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Kjo sipas tyre do të ndikojë në rezultimin e një shifre artificiale të grekëve në Shqipëri dhe besimtarëve ortodoksë në tërësi ...(vijon)
n.e/NOA