Korçë, 12 mars, NOA – Konflikti në një familje në Korçës është mundur të zgjidhet vetëm me ndërhyrjen e forcave të rendit. Policia e Korçës ka marrë në mbrojtje një 74-vjeçar, i cili dhunohej dhe rrihej sistematikisht nga djali i tij.
74-vjecari A.Manollari, banues në fshatin Klocë të Korçës ka denoncuar në komisariatin e policisë djalin e tij. Ai ka sqaruar para policisë se prej kohësh rrihej dhe dhunohej psikologjikisht nga djali 33-vjeçar, Sali Manollari.
Pas marrjes së dëshmive, nga forcat e rendit është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme për 74-vjeçarin. Ndërkohë që ndaj djalit të tij ka nisur procedimi penal.
a.k/NOA