Tokio, 12 mars, NOA – Arrin në mbi 1 mijë veta, numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti dhe tsunami që goditën mëngjesin e djeshëm bregun verilindor të Japonisë.
Shifrat konfirmohen nga autoritetet vendase, sipas të cilave, rezultojnë me mijëra njerëz të evakuuar, ndërsa po tentohet që të gjenden të mbijetuarit e kësaj fatkeqësie natyrore.
Ndërkaq, ekipet e specializuara po përpiqen të shuajnë zjarret që shpërthyen nga tronditjet sizmike, dhe po shtohet kujdesi për ruajtjen e centraleve atomike, nga ndonjë shpërthim i mundshëm i tyre.
Ky është konsideruar nga sizmiologët si tërmeti më i fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Japoninë, pas atij të vitit 1923, i cili shkaktoi 143 mijë të vdekur.
Tashmë, paralajmërimet për tsunam janë përhapur në gjithë rajonin e Paqësorit, si edhe në Amerikën e Jugut, Kanada, Alaskë dhe në gjithë bregdetin perëndimor të Shteteve të Bashkuara.
n.e/NOA