Tiranë, 12 mars 2011, NOA- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli nëpërmjet një letre ngushëllimi ndaj Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Takahiro Yokomichi i ka përcjell ngushëllimet më të sinqerta dhe mbështetjen e plotë për popullin japonez.
Në letrën e ngushëllimit të Kryetares së Kuvendit, drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Takahiro Yokomich, thuhet: “Në emrin tim personal dhe të deputetëve të Shqipërisë ju përcjell ndjenjat më të thella të pikëllimit dhe ngushëllimet më të ndjera Juve, popullit japonez dhe familjeve të viktimave”.
Topalli shkruan më tej se, për shkak të kësaj situate të rëndë, “unë vlerësoj dhe gjej me vend shtyrjen e vizitës sime të planifikuar zyrtare në Japoni me 14-15 mars 2011, dhe uroj më gjithë zemër që do të kemi sërish mundësinë për të realizuar këtë vizitë në interes të miqësisë midis dy parlamenteve dhe vendeve tona”.
a.y/NOA