Tiranë, 12 mars 2011, NOA- Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho nëpërmjet një dalje për mediat informoi mbi ecurinë e përgatitjeve të kësaj partie mbi arritjen e objektivave primare për zgjedhjet e 8 Majit.
Gjatë fjalës së saj Xhixho tha se, zgjedhjet e 8 Majit janë mbi të gjitha zgjedhje për qytetarët.
Nënkryetarja e LSI-së bëri me dije se, kjo forcë politike do të nisë një tur takimesh për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Më tej ajo shtoi se, “Kjo do të bëjë të mundur hartimin dhe paraqitjen e një programi i cili do të përfaqësojë më së miri zërin e qytetarëve. Do të përfaqësoj zgjidhjen e problemeve konkrete. Do të përfaqësojë një alternativë nga qytetarët për qytetarët”.
Në mbyllje të komunikimit me mediat Xhixho i ftoi partitë politike, që të ofrojnë zgjidhje për qytetarët.
a.y/NOA