English

Deklaratat për Pentagonin, jep dorëheqjen zëdhënësi i DASH

Uashington, 13 mars 2011, NOA – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Kroull deklaroi sot dorëheqjen e tij nga detyra, pas reagimit që shkaktoi thënia e tij se Pentagoni po sillet në mënyrë “idiote” ndaj ushtarit që akuzohet se ka gisht në rrjedhjen e informacionit sekret, që çoi më pas në publikimin e shumë të dhënave në faqen Wikileaks. “Mënyra sesi po sillen ndaj këtij ushtari është qesharake, idiote dhe aspak dobiprurëse”- ishte shprehur Filip Kroull, në faqen e blog-ut të tij privat.

“Për shkak të deklaratave të mia dhe pasojave që ato mund të sjellin unë deklaroj dorëheqjen time si zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit. Mbaj përgjegjësi të plotë për ato që kam thënë”, theksoi Kroull në deklaratën e tij.

Bëhet e ditur se Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Klinton pranoi dorëheqjen e Filip Kroull, ndërsa detyrën e tij do ta marrë përkohësisht Mark Hamer, që deri sot ishte zëvendësi i tij.

mit/NOA

KOMENTE