Vlorë, 13 mars 2011, NOA- Një hajdut banesash është arrestuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Operacioni i quajtur “Babica -2” bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e Dashamir Hakim Gudaj, 41 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Partizani” Vlorë.
Ndalimi tij u bë për arsye se në shtator të viti të kaluar në bashkëpunim me shtetasin Genci Bardhosh Islamaj, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin “Babicë e Vogël”, të Rrethit Vlorë, kanë hyrë të maskuar në banesën e shtetasve Irfane e Myqerem Bushaj.
Në banesën e cila ndodhej në fshatin “Babicë e Vogël” të Rrethit Vlorë ata kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një aparat telefoni celular të markës “Nokia” dhe, 8.000 lek të rinj si dhe disa bizhuteri.
Të dy bashkëpunëtorët nën kanosjen e armës kanë lidhur të dëmtuarit me mjete rrethanore dhe pasi kanë realizuar vjedhjen janë larguar duke i lenë të lidhur bashkëshortet Irfane e Myqerem Bushaj.
Në momentin e kapjes Gudajt iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, aparati telefonik tip “Nokia”, i vjedhur në banesën e mësipërme.
I ndaluari pritet të ndiqet penalisht për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” e kryer në kushtet e bashkëpunimit.
a.y/NOA