Tiranë, 14 mars 2011, NOA - Mengjesi i dites se hene parashikohet të karakterizohet nga kthjellime dhe vranesira te lehta ne zonat e ulta dhe ato bregdetare.
Ndersa ne zonat malore vranesirat do te jene me te dendura por nuk do te mungojne dhe intervalet me kthjellime.
Ne mesdite i gjithe territori shqiptar do te jete ne ndikimin e motit te kthjellet.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb ne pjesen e dyte te dites parashikohet qe vranesirat te jene te pranishme ne te gjithe vendin Ku me te dendura paraqiten ne zonat jugore dhe jugperendimore.
Në mbremje dhe gjate nates vranesirat do te jene te pranishme ne te gjithe territorin shqiptar sidomos ne Vlore dhe Sarande.
Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade rritje ne vlerat minimale ndersa mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave ne te gjithe territorin e vendit.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim Jugperendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te jete 2 balle.
Europa
Jugperendimi i kontinentit do te dominohet nga vranesira dhe reshje shiu e debore here pas here te shoqeruar me stuhi te forta ere, ne Portugali dhe Spanje.
Po ashtu vranesira dhe reshje shiu e debore do te jete rajoni i Mesdheut por intensiteti i tyre do te jete i dobe.
Sërish gadishulli i Ballkanit do te karakterizohen nga mot i kthjellet dhe vranesira kalimtare, perjashtuar nje pjese te Greqisë dhe Turqisë të cilat do te jene me vranesira dhe shira te dobet.
Ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit do te dominohet nga kushte te qëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet do te jene dominuese.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Portugalia do te rrezikohet per reshje shiu dhe stuhi ere;
Spanja rrezikohet per stuhi te forta ere dhe dallgezim te larte:
Skandinavia alarmon ere te forte dhe ngrica ne akset rrugore.
e.t/NOA