Paris, 13 mars, NOA - Është prezantuar bluza e re e kombëtares së futbollit të Francës. Bluza është e ideuar nga kompania “Nike” dhe pamjet e saj janë nxjerrë në publik nga Karl Lagerfeld, ikonë e modës dhe e fotografisë.
Mësohet se ideja për bluzën është marr nga stili i veshjes marinare të shekullit të XIX.
Pritet që ajo të jetë fanella zyrtare e kombëtares, duke qenë se në ideimin e saj kanë marrë pjesë “Nike” dhe Federata e Futbollit Francez. Sipas projektuesve bluza ka elementë të rëndësishëm të simboleve të kombit francez dhe për më tepër është më elegante se bluzat e zakonshme.
Drejtuesit e kompanisë, “Nike” thanë se bluza është më e lehtë se ato të përdorua deri më sot, pasi përbëhet nga një material më të veçantë. Lojtarët mund të lëvizin më lehet. Veç kësaj, kjo bluzë ka dhe një sistem “Nike Dri-Fit” që lejon rrymat e ajrit që të hyjnë brenda saj duke krijuar efektin ventilimit.
a.k/NOA