English

Rreziku i centraleve, ambasada franceze ikën nga Tokio

Japoni, 13 mars, NOA – Frika nga shpërthimi i mundshëm i centraleve bërthamorë në zonën e goditur më tepër nga tërmeti në Japoni, ka bërë që Franca të tërheq diplomatët e saj nga ky vend.

Ambasada e Francës u ka bërë sot apel qytetarëve që të largohen nga vendi. Sipas saj qytetarët duhet të ruhen nga pasojat që ka sjellë tërmeti përfshirë edhe rrezikun e rrezatimeve radio aktive.

“Duket e arsyeshme që ata që s’kanë arsye për të qëndruar në Tokio dhe në rrethinat e saj të largohen për disa ditë”, kanë thënë zyrtarë të ambasadës.

a.k/NOA

KOMENTE