English

Serbi, njeriu magnet

Serbi, 14 Mars NOA - Konsiderohet si një magnet njerëzor dhe kohët e fundit ka bërë kurioz të gjithë botën për zotësinë e tij të pabesueshme për të tërhequr rreth vetes metalet.

Miroslav Mandic, 67 vjeç, jeton me bashkëshorten e tij në Beograd të Serbisë dhe ka shokuar të gjithë mjekët pasi u vërtetoi se ishte në gjendje për të tërhequr me trupin e tij monedha dhe objekte të tjera metalike. Personi në fjalë më pas konfirmoi: “Gjithçka ka nisur që në fëmijëri, kur vura re se gjatë kohës që paguaja gazetat monedhat nuk shqiteshin nga trupi im”.

r.b/NOA

KOMENTE