English

Situatë emergjente në Japoni, dyshohen 10 mijë të vdekur

Japoni, 13 mars, NOA - Në tërmetin më të rëndë në historinë e Japonisë me një cunami pasues mund të kenë humbur jetën më shumë se 10.000 vetë. Kjo u njoftua nga stacioni televiziv japonez NHK.

Megjithatë, përmasat e vërteta të katastrofës nuk janë të parashikueshme. Vetëm në një qytezë në provincën e prekur rëndë Miyagi autoritetet nuk kanë lidhje me gati 10.000 banorë. Kjo është gjysma e popullsisë së qytezës.

Sipas njoftimeve të medieve rreth 390.000 vetë kanë marrë arratinë prej shkatërrimeve. Në pesë provinca janë ngritur më shumë se 1.400 kampe emergjence. Qeveria e dyfishoi numrin e ushtarëve për mbështetjen e forcave të shpëtimit në 100.000. Ndërkaq ndihmësit e parë gjermanë të Qendrës së Ndihmës Teknike (THW) mbërritën në Japoni. SHBA-ja do të ndihmojë me dy aeroplanmbajtëse. Gjithsej 70 vende kanë premtuar mbështetje. Fuqia e tërmetit të së premtes jepet nga autoritetet me 9,0 ballë.

NOA/DV

KOMENTE