SHBA, 14 Mars NOA - Një fizik që të lë pa frymë, tatuazhe me pamje të bukur dhe këmbë me të vërtetë tërheqëse. Kjo ka qenë paraqitja e Britney Spears tepër seksuale, e cila është fotografuar në veshje të bardhë me të zezë në faqet e “Out Magazine”. Këngëtarja ka promovuar albumin e saj të shtatë “Femme Fatale” dhe është rrëfyer shumë e lirshme në lidhje me temat seksuale, familjare dhe të dashurisë. Edhe pse ka puthur Madonën, ylli i popit është betuar: “kam ndjesi vetë për meshkujt”.
Albumi i ri i Britney, i cili është paraprirë nga hiti “Hold It Against Me”, do të vijë në dyqane më 29 mars. “Sigurisht ai është disku më i “pjekur” i të gjithë karrierës së këngëtare, kjo të paktën bazuar në vetë deklaratat e saj.
r.b/NOA