English

Thaçi në Turqi, merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ndryshimeve

Prishtinë, 13 mars 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ditën e sotme do të shkojë në Turqi për një vizitë zyrtare.

Ky udhëtim bëhet me ftesë të homologut Turk, Rexhep Taip Erdogan, nga ku Kryeministri i Kosovës pritet të marrë pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve.

Samiti i Liderëve të Ndryshimeve, që mbahet çdo vit në Stamboll, synon të krijojë një platformë të diskutimeve lidhur me ndryshimet globale në fushën e ekonomisë, politikës dhe atë sociale, duke mbledhur në këtë takim akademikë, përfaqësues të biznesit, politikanë dhe liderë nga vende të ndryshme.

Vizita e kreut të qeverisë kosovare pritet të zgjasë dy ditë, pasi edhe ky samit botëror, do të mbahet nga 14 deri në 15 mars në Stamboll.

a.y/NOA

KOMENTE