English

Thaçi: Negociatat do të sjellin njohje reciproke dhe integrim në BE dhe NATO

Prishtinë, 13 mars 2011, NOA- Kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi pak përpara se të nisej për në Turqi i ftuar nga homologu i tij, Rexhep Taip Erdogan është shprehur edhe për negociatat me Serbinë.

Sipas tij, bisedimet Kosovë-Serbi do të përmbyllen me njohjen reciproke dhe me integrimin e të dyja shteteve në NATO dhe në Bashkimin Europian. “Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, është i njohur ndërkombëtarisht. Për rregullimin tonë të brendshëm vendosim ne, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet tona”, është shprehur Thaçi.

Ai ka theksuar se gjatë vizitës së tij ai do të lobojë edhe për njohjen të reja të pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Thaçi u nis drejt Turqisë për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, i cili do të mbahet në datat 14 dhe 15 mars.

a.y/NOA

KOMENTE