English

Topalli nxënësve: Kompleksi Parlamentar, shtëpia e përbashkët e shqiptarëve

Tiranë, 13 mars 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ditën e sotme zhvilloi një takim me gjimnazistë nga shkollat e mesme të Tiranës, për t’iu prezantuar atyre ekspozitën e maketeve të Kompleksit të ri Parlamentar.

Topalli u tha nxënësve se projekti i Kompleksit të ri Parlamentar është projekti i shtëpisë së përbashkët së të gjithë shqiptarëve.

Më tej ajo u kërkoi gjimnazistëve të vlerësojnë maketet dhe të votojnë projektin më të mirë për Parlamentin e ri të Shqipërisë, si monumenti i Kombit, monument i demokracisë shqiptare.

“Është projekti i shtëpisë së përbashkët të shqiptarëve. Ajo që identifikon pothuajse të gjitha projektet tri kolona kryesore: transparenca që çdo qytetar të di se çfarë bëhet në shtëpinë e tij, çfarë vendoset”, u shpreha ajo para nxënësve.

Topalli theksoi se pjesëmarrja e publikut është elementi tjetër që vërteton shikimin drejt së ardhmes, ashtu si e ka emrin edhe qeveria, “qeveria e së ardhmes”.

Ajo e cilësoi si një rast unik dhe të pazëvendësueshëm ndërtimin e këtij kompleksi, sepse sipas saj sovrani ushtron pushtetin e tij nëpërmjet një vepre arti.

a.y/NOA

KOMENTE