Kavajë, 14 mars, NOA – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin rrugor Durrës-Kavajë. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Durrës raporton se ngjarja ka ndodhur në aksin nacional, në afërsi të qytetit të Kavajës.
Një autobus me targa të qytetit të Beratit ka goditur një qytetare, duke i shkaktuar vdekjen asaj.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është përpjekur të jap ndihmën e parë për gruan. Ndërkohë që goditja ka qenë fatale dhe ajo ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ende nuk bëhet i ditur emri i saj, ndërkohë që raportohet se është 30 vjeç. Dyshimet e para janë se gruaja mund të jetë banore e fshatrave të zonës përreth Kavajës.
Policia po heton për shkaqet që kanë sjellë aksidentin.
a.k/NOA