Elbasan, Tiranë, 14 mars 2011, NOA – Kremtimit të Ditës së Verës në Elbasan e Tiranë i është bashkuar edhe kompania e telefonisë celulare AMC. Në këtë festë një prej festave më popullore në vendin tonë, që sipas besimit të vjetër pagan shënon fundin e dimrit dhe fillimin e ditëve të ngrohta, AMC mundësoi organizimin e koncerteve në Elbasan dhe kryeqytet si dhe disa aktivitete për argëtimin e të rinjve.
Festimet në qytetin e Elbasanit nisën që në mbrëmjen e 13 marsit kur qytetarët elbasanas pritën ardhjen e Ditës së Verës në një koncert të organizuar në sheshin kryesor duke i ofruar qytetarëve një ambient plot tinguj festiv.
Ndërsa sot Dita e Verës u festua në të dy qytetet, Elbasan e Tiranë.
Gjatë paradites së të hënës në bashkëpunim me AMC u organizuan koncerte të hapura në këto qytete ku u ftuan emra të njohur të muzikës shqiptare, që kënduan për disa orë në bulevardet e dy qyteteve.
Gjatë koncerteve si gjithmonë AMC ka shpërndarë dhurata të shumta për qytetarët. Ndërkohë zona e Bllokut në Tiranë u kthye në një hapësirë lojërash dhe teknologjie.
Të rinjtë e kryeqytetit morën pjesë në shumë lojëra të organizuara nga AMC ku fituan edhe çmime.
Nuk mungoi as shpërndarja e ballokumeve për të gjithë.
Aktivitetet e organizuara në Elbasan dhe Tiranë janë ndjekur nga mijëra qytetarë jo vetëm nga këto dy qytete, por edhe nga qytetarë që kishin mbërritur nga e gjithë Shqipëria për të festuar së bashku me AMC-në, Ditën e Verës, pasi sikundër motoja thotë, “AMC e shikon botën si ju, plot pranverë”.
NOA