SHBA, 14 Mars NOA - Një tjetër çift tepër i njohur me sa duket është në përfundim të lidhjes. Sipas sitit “Tmz”, faktikisht, Jessica Biel dhe Justin Timberlake kanë vendosur së bashku ti japin fund historisë së tyre. Një lamtumirë pa shumë dramë dhe që i lë të dy në një raport tepër të mirë. Lidhja mes Timberlake dhe Biel, mes uljesh e ngritjesh, po vazhdonte që nga viti 2007.
Një moment i parë i fortë i kësaj krize erdhi në 2009, kur u shpërndanë zëra, të cilët më pas u përgënjeshtruan, në lidhje me një divorc mes tyre. Megjithatë tronditja e vërtetë erdhi vetëm para shumë pak muajsh, kur Timberlake iu zbuluan një seri kontaktesh me Olivia Munn, me të cilën kishte shkëmbyer shumë mesazhe, në të cilat pohonte se lidhja e tij me Jessica “kishte përfunduar”.
r.b/NOA