English

Ekzekutohet një i ri shqiptar në Athinë

Athinë, 14 Mars 2011 NOA – Një i ri shqiptar mbeti i vrarë sot pasi u qëllua gjatë një atentati me armë në një kateteri në kryeqytetin grek Athinë.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se viktima është E.M., 32 vjeç nga qyteti i Vlorës, emigrant prej vitesh në Greqi.

Ngjarja ndodhi në orën 13.50 të ditës së hënë, në kafeterinë “Streto” e cila ndodhet në rrugën “Evipalinu” nr 21 në sheshin “Karamanlaki” të Thimarkisë.

Viktima gjendej duke pirë kafe në këtë lokal kur një person iu afrua dhe e qëlloi katër herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Dy shokët e viktimës nuk pësuan gjë në këtë atentat.

Autori u zhduk nga lokali dhe humbi gjurmët e policisë e cila me të mbërritur në vendngjarje tha se po kryen hetimet e rastit.

n.s/NOA

KOMENTE