Japoni, 14 mars, NOA - Familja perandorake në Japoni ka kërkuar që rezidenca e tyre të mos trajtohet më me përparësi, sesa banesat e qytetarëve të thjeshtë në lidhje me energjinë.
Në një njoftim të zëdhënësit të perandorit thuhet se ndërprerja e energjisë në gjithë vendi, duhet të zbatohet edhe për familjen perandorake.
“Duam të ndajmë tragjedinë dhe problemet me qytetarët e Japonisë”, mësohet të ketë thënë familja perandorake.
Ndërkohë që përfaqësuesit e familjes perandorake kanë anuluar çdo takim gjatë këtyre ditëve, duke i bërë apel popullit për të kaluar këtë sfidë. Rregullat e shtëpisë së perandorit janë shumë strikte dhe ky lajm ka bërë bujë në mediat japoneze.
a.k/NOA