Tiranë, 14 mars, NOA - Gjykata e Tiranës u ka dhënë sot masën e “arrestit me burg”, 6 të arrestuarve të parë, nga 12 të tillë për skandalin e naftës “Virgine”, i denoncuar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
Mes tyre, kjo masë i është dhënë edhe Hajri Elezajt, administrator i kompanisë “Euroil sh.a”; Ilias Fishekut, administrator i kompanisë “Fisheku” sh.a; etj.
Që të gjithë janë të përfshirë në aferën korruptive e naftës “Virgine”, ku 11 punonjës dogane, tatimorë dhe biznesmenë janë arrestuar para pak ditësh nën akuzën e
të qenit të implikuar brenda saj.
Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë shpërdorim detyre, falsifikim i dokumenteve, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale, dhe mashtrimit me pasoja të rënda.
Të arrestuarit 1. Hajri Hajredin Elezaj 2. Ilias Isa Fisheku 3. Martin Ilias Fisheku 4. Bajram Isa Fisheku 5. Dashamir Veiz Kasaj 6. Edmond Kaso Ferraj 7. Flamur Rexhep Merkaj 8. Vladimir Kilo Koteci 9. Gani Llazar Prence 10. Reshat Hamza Aleksi 11. Kadri Rakip Hajredini
Doganier Edmond Ferraj
Tatimor Dashamir Kasaj
n.e/NOA