English

KE, Barroso: Jemi tejet të preokupuar për Japoninë

Romë, 14 mars 2011, NOA – Tri ditë pas tërmetit dhe cunamit që goditi Japoninë Presidenti i Komisionit Europian José Manuel Durao Barroso shprehu hidhërimin e thellë për popullin japonez dhe viktimat. Barroso gjatë një deklarate të tij nga pallati Chigi në Romë, i shprehu solidaritetin e tij më të thellë popullit japonez, duke bërë me dije se “situata në Japoni po shihet me një preokupim të madh”.

Barroso nënvizoi se Komisioni Europian po sheh mundësinë e dërgimit të një misioni europian në Japoni për t’i ardhur në ndihmë vendit në këtë fatkeqësi natyrore.

Presidenti i KE-së José Manuel Durao Barroso gjatë konferencës theksoi se Europa beson në aftësitë e mëdha të autoriteteve japoneze për të tejkaluar këtë moment tejet të vështirë për Japoninë.

mit/NOA

KOMENTE