English

Kriza në vendet arabe, Klinton nis turin në Francë, Tunizi dhe Egjipt

Uashington, 14 mars, NOA – Kriza në vendet arabe, e ka detyruar sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, që të ndërmarrë një tur diplomatik të posaçëm në Francë, Tunizi dhe Egjipt.

Bëhet me dije se qëllimi i tij do të jetë ai i njohjes nga afër me situatën në vendet që janë përfshirë javët e fundit në protesta kundër regjimeve shumë-vjeçare.

Ndërkaq, është parashikuar, që ajo të zhvillojë edhe një takim të veçantë në Paris me përfaqësues të kryengritësve të Libisë.

Klinton nga ana tjerr, pritet që të diskutojë me liderët e njohur edhe për çështjen e krijimit të një zone ndalim-fluturimi në Libi.

n.e/NOA

KOMENTE