Cuneo, 14 Mars NOA - Një djalë 17 vjeçar, Nicola Cantone, është ndarë nga jeta gjatë një ndeshje futbolli amatoreske në periferi të Cuneos. I riu u përplas në tokë, teksa loja po zhvillohej në një pjesë tjetër të fushës. Ai u ndihmua menjëherë nga një kundërshtar i ekipit të tij, me profesion mjek, por vetëm pas disa çastesh u nda nga jeta.
Episodi ka ndodhur në fushën e futbollit ne Passatore të Cuneos më Itali. Nicola Cantoni, që me profesion ishte një elektricist nga bergamao, ishte një mbrojtës i “The Bombardier Group”, skuadër futbolli amatoreske nga Borgo e San Dalmazzo, që militon në turneun e Acsi, në grupin A.
r.b/NOA