Elbasan, 14 mars, NOA – Me qindra qytetarë kanë mbipopulluar sheshin kryesor të Elbasanit, i cili mban emrin e ish-kancelarit gjerman, Ditrih Gensher.
Eshtë kthyer tashmë si traditë që Dita e Verës, 14 Marsi, ta gjejë këtë qytet në një atmosferë festive, ku njerëzit preferojnë ta vizitojnë atë e të shijojnë tingujt e ëmbël të muzikës që ofrohet në pjesët kryesore të tij.
Ndërkaq, nuk mungon as elementi tradicional që shoqëron këtë festë, ballokumja, e cila ofrohet në çdo cep të Elbasanit ditën e sotme.
Në orën 11.00 të paradites së sotme, në qytetin e Elbasanit pritet që sot të mbërrijë vetë kreu i qeverisë, Sali Bersha për të festuar me banorët e tij, festën e Ditës së Verës, tashmë e kthyer në një moment tradicional festiv ... (vijon)
n.e/NOA