Prishtinë, 14 mars, NOA – Presidenti kosovar Bexhet Pacolli, shumë shpejt do të përballet me një gjykim në Gjykatën Kushtetuese, mbi zgjedhjen e tij në krye të shtetit të Kosovës.
Kërkesa për një fakt të tillë, bëhet me dije se po përgatitet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Drejtuesit e saj pretendojnë se Pacolli shkeli Kushtetutën pak minuta pasi u zgjodh president, kur votoi për qeverinë “Thaçi 2”.
Por meqë AAK-ja ka vetëm 11 deputetë, i duhen edhe votat e partive të tjera opozitare për ta përmbushur një gjë të tillë.
n.e/NOA