English

Parashikimi i motit për 15 mars 2011

Tiranë, 14 Mars 2011 NOA - Moti i paqëndrueshëm do te na shoqërojë edhe gjate ditës se marte ne te gjithë territorin shqiptar.

Vranesira te dendura do te kete ne veri-veriperëndim te vendit te cilat do te shoqërohen me shira te dobet e lokale ndersa e gjithe pjesa tjeter do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare. Ne mesdite pjesa me e madhe e vendit do te jete me diell.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb në pjesen e dyte e dites parashikohet qe te kete shtim te vranesirave ne te gjithe territorin e vendit, me te dendura ne Bajram Curri, Puke, Kukës, Peshkopi, Shkodër te cilat do te gjenerojnë shira te dobët e lokale.

Keto kushte te paqëndrueshme atmosferike jane si rezultat i ardhjes se masave ajrore nga jugperëndimi i kontinentit te cilat jane te tej-ngopura me lageshtire duke sjelle vranesira te dendura, shira si edhe rritje te temperaturave.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne mengjes por mesdita do te sjelle 3 grade rritje te temperaturave ne vend duke bere qe vlera maksimale ne rang vendi te shkoje 23 grade celsius.

Era do te fryje e lehte dhe ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim Jugperendimor, kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.

Europa

Sërish Europa jugperëndimore do te mbetet ne kushte te paqendrueshme atmosferike pasi reshjet e shiut do te mbeten prezent edhe gjate dites se marte te cilat do te shoqerohen nga shkarkesa rrufesh por intensiteti i reshjeve te shiut do te jete i ulet.

Gjithashtu nje pjese e rajoni i Mesdheut dhe zona e alpeve do te jete me vranesira dhe reshje shiu e debore, me te dendura ne zonen e Alpeve.

Edhe verilindja e kontinentit do te dominohet nga vranesira dhe reshje e dobeta te debores te cilat do te jene me te perqendruara ne Rusi.

Ne gadishullin e Ballkanit vijne masa ajrore te ngrohta e te lagështa te cilat do te sjellin mot te ngrohte dhe te lagesht, vranesira dhe shira te dobet por temperaturat do te pesojne rritje te ndjeshme.

Ndersa e gjithe juglindja do te jte me mot te kthjellet dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Veriu i Italisë alarmon rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Portugalia rrezikohen nga reshje shiu dhe stuhi ere;

Rusia rrezikohet per reshje debore.

e.t/NOA

KOMENTE