Tiranë, 14 mars, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin mbi çështjen e kontrabandës së naftës, për të cilën deri tani janë bërë mjaft arrestime dhe reagimin përkatës të Diganave.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Zbulohet video tjetër e 21 Janarit”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete të dhënat mbi një video tjetër prej 14 minutash që është në duart e prokurorisë.
“ISSH: Si mund të marrin pension ata që s’kanë mbushur vitet e punës” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Ruçi: OSBE nuk i sheh të vrarët dhe të papunët?”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Parlamenti i Ri/ zbulohet ligji, Piramida shembet për 3 muaj”, i cili flet për vendimin e marrë nga Kuvendi për shembjen e Piramidës dhe ngritjen në vend të saj të Parlamentit të ri.
“Servet Pëllumbi: Do të ishte më mirë që Rama t’i përkushtohej partisë, të mos kandidonte për Bashkinë”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kontrabanda e rrobave, pranga doganierit”; “Doganat: Ndihmuam Prokurorinë për kontrabandën e naftës”; “ISSH: Si përfitohet pension pa mbushur vitet e punës” etj.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Prifti: Kontrabanda e naftës, në lojë janë tre ministra”, i cili citon deklaratat e reja ish-ministrit të Ekonomisë, lidhur me trafikun e naftës verxhine.
“Sot Dita e Verës, komunitetet fetare: Shpikje për të festuar” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar përgatitjeve që po bëhen sot për festimet e Ditës së Verës.
Kurse “Përfitimi i pensionit, eksperti: Ja si nuk digjen vitet e punës” flet për marrjen e pensioneve.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Policia, asnjë ndalesë për 6 mijë autobote kontrabandë”, i cili tregon sesi nuk janë ndaluar autobotet e naftës verxhine.
“Oketa: Përzgjedhja e kandidatëve për 8 Majin, të bëhet me garë brenda partisë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Rama: Kandidatët, të betohen se nuk dalin kundër”, “Shëndetësia, 40 nëpunës 3 muaj pa paga” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Tiranë, Rama kërkon të bllokojë Unazën e Madhe”, i cili pasqyron reagimin e fundit nga ana e ministrit të Punëve Publike, kundër pengesës që kryebashkiaku Rama po shfaq për Unazën e Madhe.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Japonia, tsunami si Lufta e Dytë Botërore”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Gjimnazet e Tiranës, si i vëzhgon policia”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 14 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.