English

Peticioni anti-regjistrim, firmoset në Elbasan

Elbasan, 14 mars, NOA – Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi, sot kanë mbërritur në Elbasan, duke i ftuar gjithë qytetarët të nënshkruajnë peticionin kundër regjistrimit të popullatës mbi baza etnike dhe fetare.

Duke u nisur nga fakti që sot në Elbasan është grumbulluar një numër i madh qytetarësh, me rastin e festimeve në kuadrin e Ditës së Verës, të rinjtë e Aleancës Kuq e Zi, kanë preferuar të jenë atje sot, pranë tyre, për t’i bërë pjesë të nismës kundër një regjistrimi të tillë.

Kujtojmë këtu se javën e kaluar, ata kanë qenë të pranishëm në qytetin e Vlorës dhe i pari që ka firmosur peticionin kundër regjistrimit të popullatës mbi baza etnike dhe fetare ka qenë vetë nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

n.e/NOA

KOMENTE